Java e parafundit e kampionatit kombetar te futbollit te femrave ka sjelle nje humbje per ekipin “Juban Danja-Murlani”. Ajo eshte ndeshur sot ne Kamez me ekipin e Kinostudios duke u mundur me rezultatin e ngushte 2-3.
Vajzat e Juban Danja-Murlanit nuk përfituan dot nga gabimi i Tirana AS. Përballë Kinostudios, shkodranet humbën, në një ndeshje mjaft emocionuese.
Pjesa e parë foli për kryeqytetaset, të cilat shënuan dy gola me Amarda Xhebrahumin fillimisht në minutën e 22-të dhe pak minuta më vonë, Lulaj dyfishon rezultatin.
Në fraksionin e dytë të lojës, Rosela Vasa e Juban Danjës shënon dopietë për shkodranet, duke barazuar rezultatin e lojës.
U duk se ndeshja do te mbyllej ne barazim, por pak minuta para fundit të takimit, Xhebrahimi shënon golin e tretë dhe të fundit për Kinostudion, duke i dhënë fitoren ekipit kryeqytetas.