Tjeter fitore ne kampionat per “Juban Danja-Murlani”. Madje kjo e sotmja ndaj Bilisht Sport ka qene vertete nje termet “8 ballesh” sepse ne fund te takimit eshte vulosur fitorja e thelle 8-0.

Tre prej golave ne kete fitore te thelle jane shenuar qe ne pjesen e pare. E ka hapur serine e golave futbollistja Selimi ndersa me pas kane shenuar edhe Vasa e Lleshi.

Ne pjesen e dyte epersia eshte thelluar edhe me shume dhe ne kete 45 minutesh jane shenuar edhe 5 gola te tjere. Te katertin e ka shenuar kapitenia Paula Jaku, ndersa me pas kane shenuar edhe futbollistet Tanushi, Avullija, Kola e Brunga.

Perfundimisht 8-0 per “Juban Danja- Murlani” e cila me kete trepikesh ngjitet ne kuoten e 12 pikeve duke mbajtur vendin e dyte ne renditje, me vetem tre pike me pak sesa Vllaznia.

Bashkepunimi i nisur ne mes dy shoqatave, asaj “Juban Danja’ dhe “KF Murlani” ka rezultuar deri tani i suksesshem sepse ne dy ndeshjet e fundit ka arritur dy fitore. Objektivi i tij eshte per ta mbajtur vendin e dyte deri ne fund te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/