Kryendeshja e javes se fundit te fazes se pare te kampionatit kombetar te futbollit te femrave, ajo ne mes Juban Danjes dhe Apolonise, e luajtur sot pasdite ne fushen sportive “Reshit Rusi” eshte fituar nga ekipi fierak me rezultatin 4-1.
Ndeshja ka nisur keq per ekipin shkodran. Qe ne minuten e 2-te Xhindole ka shenuar pas nje goditje denimi teksa topi i gjuajtur prej saj nuk eshte zoteruar nga portierja vendase dhe ka perfunduar direkt ne rrjete.
Por, fieraket nuk do te ndaleshin ketu sepse dy minuta me vone nje mosmarresveshe ne mes njeres prej mbrojteseve me portieren, i ka dhene mundesine sulmuese afrikanojugore Mgcoyi te dyfishonte shifrat.
‘Juban Danja’ nuk e priste nje nisje te tille por mundohet te reagoje dhe krijon 2-3 momente te rrezikshme por Kamberi dhe Rrotani hezitojne ta dergojne topin ne porten e Apolonise. Nderkohe ne minuten e 37-te ka qene Goro qe ka shenuar edhe golin e trete dhe tre minuta para fundit, do te jete afrikania tjeter Zanele qe do te shenonte edhe golin e katert dhe pjesa e pare do te mbyllej kesisoj 4-0 per ta.
Ne te dyten, skuadra e drejtuar nga trajneri Legata nuk heq dore nga loja e tij dhe ne minuten e 80-te fitojne te drejten e nje 11-metershi qe kthehet ne gol nga Paula Jaku. Perfundimisht 4-1 per Apolonine qe kesisoj ngjitet ne kuoten e 22 pikeve duke qene tashme e vetme ne vendin e dyte te renditjes, e shkeputur 5 pike nga Vllaznia e vendit te pare.
Nga ana tjeter, “Juban Danja” mbetet ne kuoten e 19 pikeve ne vendin e trete dhe padyshim qe do te jete ne loje per arritjen e pretednimeve te saj edhe ne fazen e dyte te kampionatit.
www.shkodrasport.com