Vllaznia po bën një sezon fantastik. Shkodranët renditen në vendin e parë në Kategorinë Superiore dhe kanë nisur “arratinë” (+9 nga ndjekësit). Ekipi i drejtuar nga Brdariç po bind jo vetëm me rezultate, por edhe me lojë.
Aktori i njohur nga Shkodra, Julian Deda, ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa ia ka dedikuar Vllaznisë. Ai thotë se ajo bluzë peshon shumë, teksa nuk mund të mungonte një falenderim për atë çka po dhurojnë djemtë në fushë.
“Majeni mend k’te skuader, shkrujini ne histori k’ta emna, kjo asht Vllaznia modern, skuadra qe kena vite qe e presim me ken keshtu. Sa bukur lujn, me sa dëshirë, me sportivitetet, deri në fishkëllimen e fundit, me t’kenaq shpirtin dhe me t’ba krenar.
Kjo pra, asht Vllaznia e madhe, bluza e rand e futbollit shqiptar, historinë bashkëkohore të së cilës po e rishkrujn kta djem. Falemnders që e kthyt Vllazninë ku e meriton” – shkruan Deda./newsport/