Shqipëri-Gjeorgji është miqësorja e datës 29 mars në orën 18:00, e programuar të luhet në Air Albania. Teksa jemi më pak se 24 orë para takimit, gjigandi i basteve sportive, Bet365, ka bërë publikë edhe koeficientët për këtë sfidë.

Djemtë e Edi Rejas janë favorit të lehtë në letër dhe kjo pasqyrohet edhe në gjuhën e basteve. Fitorja e Shqipërisë kuotohet me koeficientin 2.25. Barazimi vlen 3.25, ndërsa triumfi gjeorgjian vlerësohet me 2.75.

Kuqezinjtë do luajnë ditën e martë testin e fundit miqësor, para se të fillojë Nations League, kompeticion ne te cilin sigurisht qe do te kene synime ambicioze.

Trajneri Edi Reja ka kërkuar përqëndrim maksimal, pasi ky 90 minutësh është tejet i rëndësishëm për moralin e skuadrës.