Saturday, July 4, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREU stërvit për disa muaj te Vllaznia, sulmuesi 19 vjeçar Endri Mustali...

U stërvit për disa muaj te Vllaznia, sulmuesi 19 vjeçar Endri Mustali firmos në Irlandë

Sulmuesi 19 vjeçar me origjinë nga Kopliku, Endri Mustali, ka firmosur ditën e djeshme në Irlandë me skuadrën Bray Wandereres. Një zgjedhje disi e çuditshme për këtë futbollist i cili ka lindur dhe është rritur në Amerikë ku ka filluar dhe futbollin. Kohët e fundit ai ka qenë pjesë e ekipit Tampa Bay Rowdies në USL.

Themi e çuditshme sepse futbollisti shtatëlartë për disa muaj u stërvit me Vllazninë dhe premisat ishin që ai të firmoste me të, por kohët e fundit ka ndryshuar mendje dhe së fundi është shfaqur në Irlandë ku dhe ka hedhur firmë.

Bray Wandereres është një ekip i ligës së dytë i këtij vendi, megjithatë Mustali ka menduar se ai do të ishte ekipi i duhur për të nisur karrierën e tij me të rriturit.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments