Saturday, May 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENga Namik Mehmeti/ Dhuratë për Shkodrën, por edhe për të ndjerin Sabah...

Nga Namik Mehmeti/ Dhuratë për Shkodrën, por edhe për të ndjerin Sabah BIZI

Finalja e Kategorisë së Tretë, ku Vllaznia “B” kishte përballë Albpetrol, ishte një fitore e dyfishtë për trajnerin Brikeno Bizi. Ekipi që ai prezantoi në këtë kampionat tregoi se Shkodra ka talente, të cilët, kur trajtohen dhe mbështeten nga drejtuesit e klubit Vllaznia, mund të jenë nesër gjaku i ri i skuadrës së parë. Pa dyshim, ky ishte edhe pikësynimi i trajnerit të sapoafirmuar Brikeno Bizi dhe stafit të tij.

Por ky titull shkon përtej historisë sportive. Ai është edhe një titull moral, një shpërblim për familjen Bizi dhe për të ndjerin Sabah Bizi, legjendën e futbollit shkodran, i cili që në hapat e parë të jetës i ushqeu djalit të tij Brikenos dashurinë dhe pasionin për futbollin.

Nëse Brikeno nuk arriti të pasonte famën dhe suksesin e të madhit Sabah Bizi në fushën e blertë, ai gjeti një tjetër rrugë për të mos lejuar që emri i kësaj legjende të humbasë: atë të trajnerit. Brikeno Bizi dhe Vllaznia “B” do të luajnë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë.

Nuk do të mungojnë angazhimi dhe detyrimi për të ëndërruar Kategorinë Superiore, sidomos kur ata të rinj që veshin fanellën e Vllaznisë e dinë mirë se çfarë peshe ka emri i saj në historinë shekullore të futbollit shqiptar.

Një vlerësim për këtë ekip është edhe angazhimi i presidentit të Vllaznia, Alban Xhaferi, që nga prania e tij në ndeshjen finale e deri te prononcimi për ta mbështetur këtë skuadër në aventurat e ardhshme.

Urime Brikeno Bizit, stafit të ekipit dhe futbollistëve kampionë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments