Ka qene njeriu- gol i Vllaznise ne sezonin e fundit dhe padyshim qe ka meriten e tij ne ngjitjen e skuadres ne Superlige. E kemi fjalen per sulmuesin brazilian Silvio Rodrigues Pereira Junior.

Por nderkohe nje dite me pare eshte perhapur lajmi se lojtari do te largohej para kohe drejt vendlindjes se tij dhe nuk do te luante ne dy takimet e fundit te ketij kampionati, ato ndaj Erzenit dhe Bylisit.

Por ne fakt nuk eshte keshtu. Ka qene vete Junior qe ne nje prononcim te shkurter per shkodra.news e ka mohuar kete gje duke thene: “Jo, nuk është e vërtetë që do të largohem në mes të muajit nga Vllaznia. Unë kam një kontratë deri me 31 maj me Vllazninë dhe do e respektoj këtë kontratë”.

Pra, tashme çdo gje eshte e qarte: Braziliani do ta ndihmoje Vllaznine per ta mbyllur ashtu si duhet sezonin dhe me pas do te vendosen per shume gjera. Kontrata e tij mbaron ne fund te muajit dhe ende nuk ka asnje lajm per te ardhmen e ketij lojtari, nese do te vazhdoje te qendroje ne Shkoder apo jo.