Terbuni arriti te fitonte ne ndeshjen e kaluar ndaj Murlanit me rezultatin 3-1 dhe nje nga protagonistet kryesore te ketij suksesi ka qene sulmuesi Jurgen Gjini, i cili shenoi 2 gola gjate ketij 90 minuteshit.

Pas fitores me Murlanin dhe ngjitjes ne vendin e katert te renditjes per Terbunin, Gjini ka dhene edhe nje interviste per mediat ku eshte shprehur ne kete menyre: “Ishte kënaqësi që shënova dy gola ndaj Murlanit.

Gjithsesi, Tërbuni nuk e meriton të jetë në këtë pozicion, pasi në fillim të sezonit ekipi u ndërtua për të qenë në vendet e para. Kemi gabuar rrugës duke lënë pikë, gjë që nuk na falet. Duhet të ishim më të kujdesshëm, si brenda dhe jashtë fushe”.

Me dy golat e kesaj ndeshje, Gjini e ka çuar ne gjashte numrin e tyre ne kete kampionat. Nje shifer qe ne fakt vete ai pretendon ta kishte patur me te larte, megjithate do te tentoje te shenoje edhe ne ndeshjet e mbetura, per ta çuar te pakten ne 10 numrin e golave ne kete sezon.

Por nga ana tjeter, tek Terbuni tashme jane te perqendruar tek ndeshja e neserme ndaj Beselidhjes ne Lezhe. Pukjanet do te mundohen te tregojne vlerat e tyre me te mira dhe te tentojne te marrin pike, ndonese luajne perballe skuadres e cila kryeson renditjen e grupit A te kesaj kategorie./www.shkodrasport.com/