Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREJurgen Klop deri në 2026 'Reds'

Jurgen Klop deri në 2026 ‘Reds’

Trajneri gjerman është në krye të Liverpulit që prej tetorit të vitit 2015 duke fituar gjithçka me klubin e famshëm anglez.

Jurgen Klop ka zgjatur bashkëpunimin me Liverpuiln ndërsa ka firmosur kontratë të re e cila e mban lidhur në “Anfield Road” deri në vitin 2026. Bashkpunim të zgjatur edhe për ndihmësit Pepijn Lijnders e Peper Krawietz.

Klop për klubin ndër të tjera:

“Kam kaq shumë fjalë që mund të përdor për të përshkruar se si ndihem për këtë lajm i kënaqur, i përulur, i bekuar, i privilegjuar dhe i emocionuar!

Ka kaq shumë për të dashur në këtë vend. E dija që para se të vija këtu, e njoha edhe më mirë pasi mbërrita këtu në Liverpool dhe tani e di më shumë se kurrë më parë.

Kur pronarët më sollën mundësinë për të rinovuar, i bëra vetes pyetjen që e kam menduar publikisht. A kam energji dhe atmosferë për të dhënë sërish nga vetja atë që kërkon ky vend i mrekullueshëm nga personi në zyrën e menaxherit? Nuk më është dashur shumë kohë për t’iu përgjigjur me të vërtetën. Përgjigjja ishte shumë e thjeshtë: Unë jam i dashuruar këtu dhe ndihem mirë”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments