Serxho Ramos mbetet në vendnumëro sa i përket çështjes së rinovimit me Real Madrid.

Preidenti Florentino Perez nuk është i gatshëm t’i përmbushë kërkesën e tij për një ofertë dyvjeçare. Presidenti është gati të ofrojë vetëm një vit në kontratë plus një tjetër vit në varësi të sezonit.

Këtu ka menduar të përfitojë PSG që është gati të lumturojë Ramos dhe së fundmi ka bërë të njohur ofertën. Bëhet fjalë për një kontratë dyvjeçare me një opsion për një tjetër vit, ndërkohë që edhe ana financiare është shumë e mirë.

Një tjetër fakt, që e afron më shumë spanjollin me Francën është marrëdhënia e mirë që ka drejtori i parisienëve Leonardo me vëllain e Ramos, Rene. Kështu, pritet që shumë shpejt të ketë një vendim dhe gjasat janë të mëdha që Ramos të ndryshojë ambient në sezonin e ardhshëm. /VipSport/