Nje gol i Albion Avdijajt i ka mjaftuar Vllaznise per te marre nje trepikesh me shume vlere ne ndeshjen e veshtire ne Ballsh ndaj Bylisit vendas.

Pas minutes se 20-te eshte Bylis i cili ka dy mundesi te arta shenimi. Fillimisht me ane te Ndreces qe i vetem perballe portierit Zogoviç nuk ka arritur dot te shenoje sepse numri 1 i Vllaznine ia ka rrembyer topin nga kembet.

Me pas, eshte serish Ndreca i cili me nje te majte te forte ka goditur traversen e portes shkodrane por topi nuk ka perfunduar ne rrjete.

Vllaznia reagon dhe ne te parin moment te rrezikshem, arrin te shenoje. Pas ne goditje kendi, topi shkon ne zone dhe Avdijaj me koke e dergon ate ne rrjete. Eshte minuta e 38-te kur rezultati zhbllokohet.

Me pas, ka qene Imeri i cili ka patur dy mundesi te arta shenimi por nuk e ben dot dhe si rrjedhoje pjesa e pare do te mbyllej me avantazhin e Vllaznise ne shifrat 1-0.

Ne te dyten eshte Bylis qe mundohet te qarkulloje me shume topin, por i mungojne rastet ne porten e Vllaznise dhe si rrjedhoje minutat kalojne me avantazhin e shkodraneve. Edhe kater minutat shtese nuk dhurojne asgje dhe si rrjedhoje e gjithe ndeshja do te mbyllej me fitoren 1-0 te Vllaznise.