Bylisi ka zhvilluar për 4 javë fazën përgatitore, por tani ata do të spostohen diku tjetër. Mallakastriotët janë nisur drejt Pogradecit aty ku kanë mbërritur në mesditën e djeshme. Bylisi do të qëndrojë aty për dhjetë ditë dhe do të rikthehet në Ballsh në prag të sfidës së parë të sezonit 2022-2023, të cilën do ta luajë me Kastriotin në “Adush Muça”.
Deri atëherë, ballshiotët do të zhvillojnë një fazë të mirëfilltë përgatitore, me dy seanca në ditë në Pogradec, në një klimë më të freskët, por edhe duke zhvilluar të paktën 3 miqësore.
Ballshiotët kanë të planifikuar testin e datës 7 me Partizanin, ndërsa mund të ndeshen edhe me Dinamon apo Skënderbeun e ndonjë ekip tjetër të qarkut juglindor. Lista e lojtarëve nuk ka pësuar ndryshime dhe klubi ka zgjedhur një strategji që e pat paralajmëruar që në fund të sezonit apo dhe startin e fazës, afrimin e ndonjë elementi të ri që do të vlejë për U-21 dhe lojtarë qe do të bëjnë diferencën për skuadrën e parë.
U afruan tre nigerianë, por që nuk ishin ende gati për Superioren dhe klubi vendosi që t’i huazojë në Berat te Tomori në të Parën. Damçevski, Qoshku e Lajthia janë zyrtarizimet e merkatos së Bylisit,ndërsa synohen edhe 3-4 afrime cilësore, nga porta nësulm, për të qenë gati për sezonin e ri.
Ndërsa baza evjetshme me Loran, Qardaku, Antoni, Janku, Trumçi apoRuçi e Maçolli apo dhe ndonjë tjetër do të jenë edhe nësezonin e ri futbollistik. Bylisi këtë sezon merkatoje kandryshuar kurs, teksa po vepron me qetësi dhe pa zhurmë pasi ka pjesën më të madhe të lojtarëve të Kategorisë së Parë me kontratë, ndërkohë që tregu i huaj ështëopsioni i parë këtë merkato.