Vllaznia e ka mbyllur ne avantazh 1-0 pjesen e pare te ndeshjes qe eshte duke u luajtur ne Ballsh ndaj Bylisit vendas. Ka vendosur goli i sulmuesit Avdijaj ne minuten e 38-te

23’ Kundërsulm i Bylisit, Ndreca del i vetëm me portierin Zogoviç, por në fund nuk arrin të shmang portierin që ia rrëmben topin brenda zonës.

31’ Ndreca brenda zonës shkodrane, topin e ndodhur në gjysmëlartësi e godet bukur me të majtën, por “sfera” ndalet në traun e portës.

38’ GOOOOL VLLAZNIA 0-1/ Marku nga këndi harkon në zonë, Avdiaj me kokë e dërgon në rrjetë. Në festë shkodranët!

41’ Kundërsulm i shkodranëve. Hoxhaj nga e djathta shërben në zonë dhe aty është Imeri që gjuan me kokë, pret Qirko.

44’ Imeri brenda zonës, nga e djathta, gjuan, por topi nuk ka trajektoren duhur për të shkuar në portë.