Bylis filloi sot përgatitjet për sezonin 2022/23, që e gjen në Abissnet Superiore. Pas 1 sezoni mungesë në elitën e futbollit shqiptar, ballshiotët janë kthyer si kampionë të Kategorisë së Parë.

Këtë herë Bylis duket se do e ndërtojë strategjinë e re me ndërthurjen e lojtarëve të huaj dhe atyre të moshave që janë shpallur kampion. Klubi i Bylis ka postuar në rrjetet sociale, ndërsa tregon që seanca e parë stërvitore është zhvilluar në fushën e kompleksit “Bylis”.

Një pjesë e lojtarëve ka mbetur, teksa ka pasur dhe largime nga lojtarët e huaj. Bylis i drejtohet lexuesve, duke i paralajmëruar të jenë gati pasi priten prurje të reja.

“Sot ekipi u mblodh për të nisur përgatitjet për sezonin 2022/23 të Abissnet Superiore! Seanca e parë u krye në fushën kompleksit “Bylis”.
Stafi ka pasur në dispozicion një pjesë të mirë të lojtarëve që mbyllën sezonin e shkuar me ne, ndërsa në ditët në vijim priten dhe prurjet e reja! Stay Tuned!”, shkruan Bylis.