Gugash Magani është zyrtarisht trajneri i ri i Besës së Kavajës. Klubi me mjaft histori në futbollin shqiptar ka zyrtarizuar teknikun e ri, përmes rrjeteve sociale.

Bashkë me disa afrime, te Besa shpresojnë të jenë më konkurrentë edicionin e ri në Kategorinë e Parë. Magani ka eksperiencë të gjatë në fushën e trajningut, ndërsa do i duhet të tregojë vlerat e tij në Kavajë nga data 18 korrik, kur fillojnë përgatitjet.

Kujtojmë se verdhezinjtë prej vitesh janë pjesë e kategorive inferiore të futbollit shqiptar. Kavaja ndër vite ka nxjerrë talente, teksa tifozët janë në pritje të kthesës së madhe.

“Zyrtare

Gugash Magani do të jete tranjeri i Besës për sezonin 2022-2023.

Ekipi do të nisë përgatitjet për sezonin e ri në datën 18 korrik”, shkruan klubi i Be