Vllaznia ka mbyllur sot ditën e pestë të përgatitjeve në Austri. Kuqeblutë udhëtuan jashtë Shqipërisë prej 29 qershorit, me stërvitjen që vijon në prag të ndeshjes së turit të dytë të Conference League kundër Craiovas.

Nëse seancat në Shqipëri i përballën djemtë e Josës me motin e nxehtë të Shqipërisë në qershor, në Austri sot ndodhi krejt e kundërta me fillimin e javës. Shkodranët e zhvilluan seacën e pasdites nën praninë e reshjeve të lehta të shiut, që po binin në Altlengbach.

Temperaturat e uleta qe po e shoqerojne skuadren shkodrane ne kete pergatitore, po i ndihmojne kuqeblute te marrin ngarkesa e duhura stervitore qe padyshim jane te rendesishem per pergatitjen e tyre ne prag te nisjes se ndeshjeve zyrtare.

Nderkohe kujtojmë se Vllaznia do luajë nesër takimin e parë miqësor në Austri kundër Traiskirchen, teksa në total kanë programuar të luajnë 3 sfida miqësore.

Ajo ka planifikuar te qendroje ne Austri deri me 13 korrik dhe me pas do te kthehet ne Shkoder per t’i dhene doren e fundit pergatitjeve per ndeshjet ndaj Universitatea te Krajoves./