Tomas Brdariç është shfaqur shumë i lumtur për fitoren e Vllaznisë së tij ndaj Bylisit. Pas ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport” gjermani tha:

“Për ne ishte një rezultat shumë i mirë sot. E merituam fitoren, ishim më mirë se kundërshtari. Fusha ishte shumë e ngadaltë dhe ishte një lojë e mirë duke parë. Falënderoj skuadrën për atë që bëri.

Rasti i Avdijajt? Është një penallti e qartë. Është më e lehtë të luash me dy gola avantazh, pasi ke më shumë hapësira. Duhet të prisnim deri në momentet e fundit, kur nuk dihej si do shkonte. Ishte një vendim shumë i mirë që sot të luaja me Avdijajn.

Sezoni është i gjatë dhe duhet të vijnë në formë edhe lojtarët e tjerë. Avdijajn e pritëm shumë, në fillim ishte i pafat dhe kishte disa dëmtime, të cilat e mërzitën futbollistin disi. E pashë që ishte në formë dhe ai ishte alternativa për ndeshjen e sotme.”, tha trajneri.