Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJuriç jep shpresë në fund, Vllaznia mposhtet ndaj Linfilld në Irlandën e...

Juriç jep shpresë në fund, Vllaznia mposhtet ndaj Linfilld në Irlandën e Veriut

Vllaznia e ka nisur me humbvje aventurën europiane, duke u mposhtur në Belfast nga Linfilld me rezultatin 3-1, duke i bërë gjërat shumë të vështira për kualifikim në sfidën e kthimit.

Vendasit dominuan nga fillimi deri në fund, me shkodranët që arritën ta mbanin portën të paprekur në ndeshjen e parë.

Pjesa e dytë nisi me ritëm nga të besuarit e Memellit, teksda Balaj humbi një rast të artë përballë portierit. Në momentin më të mirë të Vllaznisë, erdhi dhe goli nge Meki në minutën e 57’ për të kaluar në avantazh Linfilld.

Çdo gjë u bë më e lehtë për vendasit të cilët shënuan dhe dy herë të tjera, sërish me Meki në minutën e 68’ dhe Skot në minutën e 76’.

Në minutën e 89’ ishte Juriç, i cili u asistua nga Balaj për të shënuar golin e parë, ndërkohë që vendasit ishin me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Finlajson.

Kështu Vllaznisë do t’i duhen dy gola në ndeshjen e kthimit pas një jave në Shkodër, ndërsa Linfilld shkon e qetë në këtë sfidë.

LINFILLD 3-1 VLLAZNIA

Meki 57′, 68′, Skot 76′ / Juriç 89′

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments