Juventus kërkon së paku 150 milionë euro për shitjen e Paulo Dybalas. Juventus nuk e konsideron më të paprekshëm sulmuesin Paulo Dybala. Mediat italiane raportojnë se klubi nga Torino tashmë ka caktuar çmimin për shitjen e mundshme të yllit argjentinas. Juventus kërkon së paku 150 milionë euro për shitjen e Dybalas. Dybala ka kaluar një muaj të vështirë duke përfunduar në bankën e rezervistëve te formacioni i trajnerit Max Allegri.
Por, ai pritet të rikthehet në formacionin bazë për duelin ndaj Veronës, sonte në Serie A.