Marash Kumbulla po kalon një sezon të shkëlqyer. Lojtari i lindur në vitin 2000 dhe që mbron ngjyrat e Kombëtares sonë është vënë nën shënjestrën e drejtuesve të Juventus. “Zonja e Vjetër” kërkon të bllokojë talenin e Veronës, duke e afruar më pas në ekip.

Për këtë gjë është duke punuar personalisht drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratiçi. Ai do të shfrytëzojë marrdhëniet e mira që ka me drejtuesit veronez, për të marrë shërbimet e 19 vjeçarit.

Kumbulla ka zhvilluar dhjetë takime këtë edicion me fanellën verdheblu, duke gjetur edhe golin në Serinë A.Juventus është duke bllokuar paraprakisht të gjithë talentet e ligës italianë, për t’i bërë më pas pjesë të ekipit.

Në këtë mënyrë, pas Tonalit apo Kulusevskit sytë janë hedhur sërish te Kumbulla. Paratiçi e kishte në planet e verës, duke e kaluar më pas te ekipi U23 i bardhezinjve, por besimi që drejtuesit e Veronës kanë te djaloshi bëri që ai të qëndronte.

Juventus duhet të nxitojë, pasi nga ndeshja në ndeshje çmimi i Marashit lëviz me progresion rritës. Seria A duket se ka gjetur një yll të ri dhe ai quhet Marash Kumbulla./newsport/