Vllaznia do të përballet ditën e sotme në orën 18:00 ndaj Tiranës. Sfida e “Selman Stërmasit” do të jetë e para për javën e 12 të kategorisë Superiore.

Ndeshja e sotme do të luhet pa tifozë, shkak i dënimit të Tiranës nga Komisioni i Disiplinës. Vllaznia udhëton drejt kryeqytetit për të bërë surprizën, pas disa javëve me rezultate jo të mira.

Përballë djemve të Mirsad Jonuz do të jetë Tirana e Ahmataj, në “klasiken” e futbollit shqiptar. Për këtë duel të zjarrtë janë shprehur edhe tifozët e Vllaznisë, që janë kurdoherë në mbështetje të ekipit.

“Power 12” quhet tifo-grupi më i ri, që nuk do të jetë prezent sot për shkak dënimi. Në një postim, ata emocionojnë me fjalët kundrejt ekipit, duke shprehur kështu mbështetjen ndaj fanellës së Vllaznisë.