Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREJuventus e nis vitin 2026 me zhgënjim, vetëm barazim ndaj Lecces së...

Juventus e nis vitin 2026 me zhgënjim, vetëm barazim ndaj Lecces së Ylber Ramadanit

Juventus e ka nisur me zhgënjim vitin 2026 duke barazuar në ndeshjen e parë 1-1 ndaj Lecce, në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e 18-të.

Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për Lecce-n, falë golit të Lameck Banda, aps një topi të humbur në zonë në mënyrë fatale nga Andrea Cambiaso. Sulmuesi nga Zambia nuk fali dhe mposhti Di Gregorio-n.

Pjesa e dytë nis me ndryshime te bardhezinjtë, Zhegrova futet në vendin e Conceicao. Në minutën e 49-të, Weston McKennie barazoi shifrat për Juventusitn, pas asistit të Kenan Yildiz.

Në minutën e 66-të, Juventus kishte shansin e artë të kalonte në avantazh, por Jonathan David gabon nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas një prekje të topit me dorë brenda zonës. Rezultati final, 1-1. Juventus mbetet në vendin e pestë me 33 pikë, Lecce në vendin 16-të me 17 pikë. Ylber Ramadani luajti titullar për Lecce-n, ndërsa Medon Berisha është i dëmtuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments