Klop ka krijuar një Liverpul “të çmendur” dhe për këtë janë të gjithë koshientë. I bukur për t’u parë dhe rezultativ po ashtu, praktikisht skuadra angleze është “ringjallur” dhe vazhdon rrugën e saj, për t’iu rikthyer kohërave të arta.

Kjo për të vetmen arsye, sepse ka një teknik si Klopi që e drejton. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 falë realizimit të Salah, ndërsa e dytë ka qenë një spektakël golash, teksa ka lënë gjurmën e tij edhe Shaqiri.

I ardhur nga pankina, mesfushori shqiptar ka arritur të gjejë cepin e portës, duke shënuar golin e tretë të Liverpulit në atë fitore me rezultatin 4-1.

Falë këtij realizimi, Shaqiri i konsolidon gjithmonë e më shumë pozitat e tij, për të qenë një lojtar titullar me Liverpulin. Tifozët po arrin t’i bëj të gjithë për vete. /Shqiperia.ch/
Interesting For You