E pata thene shume kohe me pare permes shkrimeve te mija por edhe permes daljeve te mija publike ne ekranet e sudiove sportive se dy jane aresyet qe mund ta frenojne e privojne sivjet nga suksesi e Ttitulli Kampion kete Vllazni hypja e vetes ne qejf, besimi i tepruar tek vetja dhe festimet e parakoheshme si dhe vetem nese po vete Vllaznia do te mund veten e saj.

Dhe saktesisht e fatkeqesisht keshtu po ndodh nga java ne jave e prej disa javesh sepse tashme jam mese i bindur qe e keqja kesaj Vllaznie mund ti vije vetem nga vetja e nga askush tjeter!

Aq sa kjo Vllazni e shkelqyer e 2 fazave te para te Superliges kur kryesoi deri ne + 9 pike per jave te tera resht sot nuk po arrin te besoje dot se eshte po e njejta Vllazni por qe nga java ne jave te pakten ne keto tre javet e fundit nese nuk do kishin gabuar kundershtaret e ndjekesit e saj do te duhej ta kish leshuar kreun sepse nuk po bind me askend!

Ishim po ne qe dje thame fjalet me te mira per te e sot jemi po ne qe nuk po dijme dot te themi saktesisht se cfare realisht po ndodh po me te njejten Vllazni te sotme te Berdaric- Xhaferit e Voltanes pasi nuk besoj se eshte thjesht mungese fati e krize goli a mungese rrezultatesh jo,jo brenda ne skuader e ne stafin teknik e menaxherial duket se ka probleme madje druaj se ato jane te shumta, te shumellojta e te natyrave te ndryshme e jo thjesht profesionale pra Brdaric-lojtare ndryshe nuk ka se si spjegohet dot ky shperfytyrim total i Vllaznise brenda 2 muajsh.

Ankandi i klubit mos dhenia e rrogave lojtareve me korrektesine e duhur rishikimi i kontratave, deshtimet skandaloze ne merkaton dimerore etj, etj e te gjitha keto ne mes te sezonit per mua jane gabime e gafa te renda profesionalo-menaxheriale qe padyshim kane ndikuar jo pak ne kete shperfytyrim te frikshem e te rrezikshem te Vllaznise ne lojen, rrezultatin e moralin e vete lojtareve por edhe te drejtuesve te tyre teknike.

Sepse kjo Vllazni nuk ka me besim tek vetja sepse kjo Vllazni ka harruar te fitoje sepse kjo Vllazni ka ndryshuar pothuajse komplet stilin e nmentalitetin e vet te menyres se te luajturit futboll tipik shkodran argetues e rrezultativ sic beri ne dy fazat e para.

Nje skuader qe mire qe nuk po fiton vete prej 7-8 javesh por qe nuk po di te perfitoje as nga gabimet e kundershtareve ndjekes te saj.

E ndoqa me vemendje takimin me Kukesin…dhe bej cudi se me sa pa pergjegjesi Imeri e privon skuadren nga fitorja…dhe nuk e kam fjalen thjesht tek penalltia e humbur prej tij se nje gje e tille mund ti ndodhe kujtdo…por tek 2 rastet e tjera te pastra te shenimit humbur prej tij tek pasimet e gabuara pa fund, tek pa pergjegjesia, grinta e karakteri sportiv i munguar etj etj.

Nje mbrojtje qe po gabon gjithnje e me shpesh ne menyre amatoreske…e qe zihet gafil fare lehte nga kundershtari, lojtare qe behen nervoze krejt pa shkak nje mesfushe se ciles i mungon nje mesfushor tipik organizator [ Play -maker e qe nuk arrin dot as te mbeshtese sulmin e as te ndihmoje mbrojtjen nje sulm apatik te cilit i mungon befasia, shpejtesia, agresiviteti goditja ne porte e mbi te gjitha lojtari – gol dhe o zot sa shume pasime kot fare e per asgje sa qe e bejne fare te lehte e te lexueshme lojen e kesaj Vlaznie te sotme per cdo lloj kundershtari…

Si me porosi java e 23 ishte Bonusi me i madh e me i cmuar qe te ”vegjelit” i dhane e i bene peshqesh Vllaznise duke i mundur e duke i frenuar kundershtaret e ndjekesit e saj, por as nga kjo Vllaznia nuk mundi te perfitoje dot edhe pse luante ne fushe te vet.

Skenderbeu mundi Partizanin ndersa Apollonia e Bylis frenuan Lacin e Teuten dhe serisht kjo Vllazni tashme e shperfytyruar shkon e ngec ne Shkoder ne nje ndeshje ku te pakten per moral fitorja duhej arritur pa tjeter.
Ishte fundjava ku te vegjelit ngriten krye e u rrebeluan ndaj te medhenjve e serisht Vllaznia ne gjume!

Tashme PO mund te pohoj se skuadra ka gabime ne disa lojtare qe nuk duhej te ishin pjese e saj …sikurse stafi ka gabuar jo pak ne merkaton dimerore nuk e di se si mund te justifikohet afrimi i atij Avdiajt [ qe rrezulton dukshem si nje deshtim skandaloz] apo edhe i dy tre lojtareve te tjere qe veshtire te besosh e ti pranosh si lojtare te Vllaznise e te Superliges.

Te marresh vetem 6-7 pike ne 7-8 javet e fundit teksa ke kryesuar kampionatin ne me shume se gjysmen e tij teksa nga pretendimi per Titull tashme ”kenaqesh” edhe me vetem pjesmarrjen ne kupat e europes…eshte komplet e pa pranueshme per nje Vllazni te dy fazave te para te kampionatit e qe nisi te enderronte e te festonte fatkeqesisht krejt para kohe.

Ekipi, stafi teknik e ai drejtues e menaxherial dhe drejtuesit e sponsoret e tij fut ketu edhe Bashkine ne mes e sigurisht edhe Voltanen qe me shume i ka bere punet lemsh se sa e ka ndihmuar kete Vllazni per te qene aty ku duhet e ku e meriton te jete duket se ka vertet probleme te shumta e serioze te cilave nje dore e kujdesshme, dashamirese e profesionale duhet tu jape zgjidhje sa me pare te jete e mundur ndryshe kujtimet e hidhura te se djeshmes nuk eshte cudi te trokasin serish e frikshem ne te njejten porte me emrin Vllazni.