Ne Shkoder te gjithe jane te merzitur me penalltine e humbur nga Demir Imeri dhe qe i kushtezoi fitoren e mundshme Vllaznise ne ndeshjen e sotme ndaj Kukesit.

Te gjithe jane duke u marre me gjestin e futbollistit qe e ekzekutoi ate, nese duhej ta gjuante apo jo, perderisa nuk ka qene i caktuar per ta bere nje gje te tille.

Por ka edhe te tjere qe mendojne ndryshe. 11-metershi i dhene per Vllaznine, duhej perseritur. Keshtu mendon arbitri shkodran Said Ahmeti.

Permes disa fotove, ai ditet e fundit ka evidentuar disa gabime te arbitrave ne momentin e ekzekutimit te 11-metershave teksa lejohen futbollistet e tjere te futen ne fushe ende pa u gjuajtur ai.

Keshtu ka ndodhur edhe ne ndeshjen e sotme ne Shkoder dhe per kete arsye, ai shkruan: “Kjo qe po ndodh ne superligen SHQIPTARE eshte e pa falshme. Gabon dhe nje nder arbitrat me te mire KRIDENC META. 11-metershi duhej perseritur.
Presidenti AKADEMIS ARBITRAVE SHKODER SAID AHMETI”.

Ne fakt ai duket se ka te drejte. Ne momentin qe Imeri eshte duke i rene topit, sic shihet edhe ne foto, plot 8 futbolliste te te dy ekipeve jane brenda zones dhe kjo eshte ne kundershtim me rregulloren./SHKODRA-SPORT.COM.