Paraditen e sotme kemi publikuar lajmin se pritej qe procesi i ankandit te shitjes se Vllaznise te shtyhej dhe te mos zhvillohej diten e neserme sic ishte planifikuar.

Kete gje e ka pranuar edhe njeri nga njerezit qe kishte bere kerkesen per te qene pjesmarrese ne kete ankand, sponsori aktual i Vllaznise Alban Xhaferi.

I pyetur nga gazetaret pas ndeshjes se sotme ne lidhje me kete proces, ai eshte shprehur: Si nje nga pjesmarresit ne ankand, jam njoftuar nga bashkia që do të ketë një shtyrje te procesit”.

Kjo do te thote se ai nuk do te zhvillohet neser dhe kjo ka ardhur ngaqe dy persona te interesuar per te marre pjese ne te, kane qene te pakenaqur me kriteret e vena nga Bashkia Shkoder dhe e kane ankimuar kete proces.

Tashme do te pritet vendimi i Komisionit te Prokurorimit Publik dhe deri sa te vije kjo pergjigje, nuk do te kete nje date se kur do te zhvillohet ankandi.