Juventusi kërkon të gjejë një zgjidhje sa më parë të jetë e mundur për Gonzalo Higuain, pasi ndjen rrezikun se në fund të sezonit, Milani do të kthejë sulmuesin argjentinas në Torino.

Bardhezinjtë shpresonin që të mbyllnin transferimin e tij në Milano në fund te sezonit dhe Milani të paguante edhe 36 milionë euro të tjera për kartonin e tij që do të shërbenin për të amortizuar shpenzimet e vitit 2018 për të siguruar Kristiano Ronaldon.

Si rrjedhojë, dje Paratiçi është takuar me Fali Ramadanin, ndërmjetësin e merkatos me origjinë shqiptare i cili prej disa kohësh po punon për klubin e Çelsit dhe po merret me transferimet e londinezëve.

“Sky Sport” raporton se bardhezinjtë janë në dijeni të interesit të Mauricio Sarrit për sulmuesin argjentinas dhe i kanë kërkuar Ramadanit informacion nëse kishte diçka konkrete.

Por menaxheri u ka bërë të qartë se londinezët kanë pak interes për lojtarë mbi 30-vjeç ndaj ka pak mundësi që një transferim i tillë të kryhet. Përveç kësaj, është bërë e qartë se Milani nuk ka ndër mend të lërë të largohet lojtarin të paktën deri në verë, kurse Çelsi kërkon të përforcohet menjëherë gjatë kësaj dritareje të merkatos. /vipsport/