HomeKRYESOREJuventusi 'lodhet' me Bonuçin, do t’i paguajë rrogën edhe pas transferimit në...

Juventusi ‘lodhet’ me Bonuçin, do t’i paguajë rrogën edhe pas transferimit në Gjermani

Juventusi nuk ka në plan të ndryshojë qëndrim për sa i përket Leonardo Bonuçit dhe është gati që ta largojë me çdo kusht. Mbrojtësi italian që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Juventusi, tashmë shihet si i padëshiruar nga bardhezinjtë dhe largimi i tij është i pashmangshëm, pavarësisht kostove.

Mediat italiane raportojnë se Bonuçi mund të transferohet në Gjermani te Union Berlin, por këta të fundit janë të gatshëm të paguajnë vetëm 2 milionë euro në sezon, nga 5 që është paga e tij në Torino.

Megjithatë, Juventusi e ka ndarë mendjen për largimin dhe është gati që të paguajë diferencën e pagës për lojtarin. Në këtë mënyrë, Juventusi do të paguajë 3 milionë euro, në mënyrë që futbollisti të pranojë ofertën e Union Berlinit dhe shumë e pagës që do të përfitojë, të mos ndryshojë.

Ditët në vijim, pritet që të ketë të tjera zhvillime për sa i përket merkatos, teksa Bonuçi prej disa javësh stërvitet individualisht. Stafi teknik i ka bërë me dije se nuk është në planet e skuadrës dhe se duhet të largohet, në mënyrë që të mos mbetet pa minuta.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments