Manchester United ka vendosur të shkarkojë Jose Mourinho-n dhe tani drejtuesit duhet të vendosin se kujt do t’ia besojnë klubin në të ardhmen, teksa janë të shumtë trajnerët e mëdhenj që janë gati të sfidohen për stolin e “Djajve të Kuq”.

Michael Carrick do të jetë zgjidhja e përkohshme. Por brenda 48 orëve zëvendëspresidenti ekzekutiv Ed Woodward do të duhet të lajmërojë emrin e trajnerit të ri dhe do të duhet të jetë një emër i madh për të rindezur entuziazmin e tifozëve, që janë akoma në pritje të pasardhësit të vërtetë të Alex Ferguson.

Një nga ata që plotëson kushtet për të qenë trashëgimtari i denjë i skocezit është Zinedine Zidane, i cili ka dëshirë të kthehet në botën e futbollit pas tre triumfeve të njëpasnjëshëm në Champions League me Real Madrid. Rivali kryesor i francezit është ish-shoku i tij i skuadrës tek Juventus, Antonio Conte, edhe ky pa ekip pas shkarkimit nga Chelsea.

Një tjetër alternativë është Mauricio Pochettino, i cili ka refuzuar deri tani të largohet nga Tottenham gjatë sezonit. Nëse United do të vendosë ta shtyjë zgjedhjen e trajnerit deri në verë, argjentinasi do të kthehej në garë për të marrë vendin ne Mourinho-s.

Emri surprizë është ai i Laurent Blanc, i cili e ka mbyllur tek United karrierën e tij si futbollit. Ish-trajneri i PSG-së është pa ekip prej dy vitesh./telesport/