Seanca e parë e stërvitjes për kuqeblutë është shoqëruar me disa mungesa të lojtarëve që janë lajmëruar për të qenë të pranishëm.

Bëhet fjalë për futbollistë të cilët kanë probleme serioze dëmtimesh dhe mbase për disa kohë do jenë larg skuadrës. Mbrojtësi Denis Pjeshka mësohet të jetë operuar sërish në menisk dhe për këtë arsye, do të mungojë për një kohë relativisht të gjatë.

Edhe mesfushori Ambroz Kapaklija vjen pas një ndërhyrje kirurgjikale por ka ende probleme dhe nuk mund të thuhet asgjë të sigurtë për vazhdimësinë.

Ndërkohë, i pranishëm ka qenë mesfushori Florind Bardulla por nuk është stërvitur sepse ndjen disa shqetësime në
këmbë.

Në këto rrethana, organika e kuqebluve është reduktuar edhe më shumë por në ditët e ardhshme mund të ketë të tjera prurje për të plotësuar kësisoj numrin e duhur të futbollistëve në dispozicion të trajnerit Lika.
© shkodrasport.com