HomeKRYESOREJuventusi mund ta largojë Ronaldon, planifikohet rikthimi tek Reali

Juventusi mund ta largojë Ronaldon, planifikohet rikthimi tek Reali

Ditëve të fundit është raportuar se Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventus, pasi që Zonjës së Vjetër mund t’i duhet balancimi i financave pas krizës me koronavirusin.

Është raportuar për një rikthim të portugezit te shtëpia e tij e vjetër, aty ku shkroi historinë duke fituar katër herë Ligën e Kampionëve.

Mirëpo sipas të përditshmes spanjolle AS, Real Madrid nuk janë të interesuar për rikthimin e portugezit.

Te spanjollët besojnë se koha e Ronaldos ka kaluar dhe se nuk janë të interesuar për rikthimin e tij.

35 vjeçari qëndroi në Madrid nëntë vite, ku ka shënuar mbi 300 gola me fanellën e Realit dhe ka fituar gjithçka.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments