Juventus nuk ka qenë me shumë fat deri në këtë pikë të sezonit në lidhje me dëmtimet që kanë pësuar në repartin defensiv. Kur sapo ishte rikthyer, Merih Demiral detyrohet të qëndrojë sërish në “bokse”.
Turku ka ndjerë shqetësim në muskulin e këmbës së djathtë mbrëmjen e djeshme ndaj Dinamo Kiev, madje ai nuk ia doli të mbyllte sfidën duke kërkuar zëvendësimin në minutën e 69.
Kështu, ditën e sotme, mbrojtësi ka kryer analizat të cilët e detyrojnë të pushojë për 10 ditë, para se të dalin në një konkluzion për kohën e rikuperimit. Në këtë formë, Demiral jo vetëm që humbet ndeshjen derbi ndaj Torinos, por edhe atë ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve e kundër Xhenoas sërish në Serinë A.
Një problem më shumë për trajnerin Andrea Pirlo, i cili nuk ka rikuperuar ende Kielinin, teksa të gatshëm për momentin janë vetëm De Ligt dhe Bonuçi.
Me kalendarin e ngjeshur të këtyre ditëve, me siguri Juventus do të detyrohet të adaptojë në qendër edhe Danilon, apo të alternojë të riun e ekipit U23, Dragusin./vipsport/