Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKa festë te Kukësi para ndeshjes me Vllazninë

Ka festë te Kukësi para ndeshjes me Vllazninë

Atmosfera duket entiuziaste në radhët e skuadrës së Rraman Hallaçit para ndeshjes delikate me Vllazninë.

Një ditë para supersfidës ndaj Vllaznisë, që do të zhvillohet të premten në orën 18:00, në “Elbasan Arena”, mbrojtësi i verilindorëve, Altin Bytyçi, ka festuar 20-vjetorin e lindjes.

Bytyçi ka festuar me shokët dhe stafin, ku edhe ka marrë urime të shumta, ndërsa skuadra verilindore, ndodhet në një nga hotelet e qytetit të Elbasanit, ku është grumbulluar në prag të takimit me kuqeblutë.

Kuksianët në javët e fundit nuk kanë qenë në pritshmëritë e duhura, dhe kanë ndodhur edhe lëvizjet në stol, ndërs të gjithë kanë besim se nesër do të rilkthehen te 3 pikët…/Vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments