Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKa hedhur edhe firmën në kontratë për dy vite, Rubin Hebaj ka...

Ka hedhur edhe firmën në kontratë për dy vite, Rubin Hebaj ka zgjidhur dilemat për të ardhmen

Rubin Hebaj i dha fund me Teutën këtë muaj për të vazhduar karrierën e tij tjetërkund. Sulmuesi shkodran nuk ka vonuar gjatë për të gjetur skuadrën e tij të re.

Në Maqedoninë e Veriut tashmë e bëjnë zyrtar kalimin e shkodranit në radhët e Shkëndijës, ashtu siç edhe është përfolur në media këto ditë.

Sipas “Sportmedia”, Rubin Hebaj ka zgjidhur përfundimisht dilemat për të ardhmen e tij. Lojtari ka hedhur firmën në kontratë mbrëmjen e sotme, duke u veshur kuqezi për dy vitet e ardhshme.

Te Shkëndija 22-vjeçari do të vihet nën urdhërat e Ernest Gjokës, që duhet të zërë boshllëqet e lëna nga largimi i Valon Ahmedit./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments