Ndeshja e javës së 29-të në mes Teutës dhe Vllaznisë konsiderohet shumë e rëndësishme për të dy skuadrat që janë në përpjekje për t’iu larguar vendeve të fundit të renditjes.

Në këto kushte, edhe vetë Federata duket se po i jep rëndësinë e duhur. Ky takim nuk do të luhet të shtunën si katër ndeshje e tjera por një ditë më pas.

Ballafaqimi në mes këtyre dy skuadrave është lënë për t’u luajtur ditën e dielë në orën 19.00.

Çka do të thotë se e gjithë vëmendja e opinionit sportiv shqiptar do të jetë e përqendruar tek sfida e “Niko Dovanës”.

Padyshim që Vllaznia luan për dy rezultate dhe duket më e qetë për këtë ndeshje por me siguri që ajo do të kërkojë edhe fitoren, në mënyrë që t’ia bëjë më të lehtë vetes punën për ndeshjet e mbetura.

Nga ana tjetër, për durrsakët nuk vlen asnjë rezultat veç fitores dhe për këto arsye, pritet të jetë një ndeshje shumë interesante.
© shkodrasport.com