Paraqitjet e mira të sulmuesit shkodran Ndue Mujeci në kampionatin e kategorisë së parë të Hong- Kongut, vazhdojnë. Ai po shënon rregullisht në këtë kampionat duke ndihmuar ekipin e tij Happy Valley që të kryesojë renditjen.

Mujeci ka arritur të shënojë deri tani 10 gola në 6 ndeshje të luajtura dhe me një numër të tillë golash kryeson edhe renditjen e golashënuesve më të mirë të këtij kampionati.

Një paraqitje e tillë e 25 vjeçarit që ka luajtur fillimisht me Akademinë Vllaznia, para se të kalonte tek Ada dhe më pas në disa shtete të botës, ka bërë që disa ekipe të tjera të Hong- Kongut të shprehin interes për të.

Madje edhe të Superligës së këtij vendi. Megjithatë Mujeci ka kontratë deri në maj të vitit të ardhshëm me ekipin aktual dhe më pas do të vendosë se çfarë do të bëjë.

Atij i pëlqejnë gjithnjë aventurat e reja dhe jo më kot ka luajtur deri më tani në Letoni, Bullgari, Gjeorgji, Qipro e së fundi në Hong-Kong.
www.shkodrasport.com