Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin qershor dy ndeshje miqësore, të cilat do t’i shërbejnë Sylvinhon për të parë gjendjen e lojtarëve që do të ketë në Euro 2024.

Më 3 qershor do të luajnë ndaj Lihtensteinin në orën 20:00 në stadiumin “Haladas SportKomplexum” në Hungari, i cili ka një kapacitet prej 9 mijë vendesh.

Po në këtë stadium kuqezinjtë do të presin edhe Azerajxhanin, takim që do të luhet 4 ditë më vonë më 7 qershor në orëmn 19:00. Dy kundërshtarë modest për kommbëtaren tonë në krahasim me rivalët që kemi në grupet e Euro 2024./mewsport/

Dy miqësoret e qershorit në Stadiumin “Haladas SportKomplexum”, Hungari:

– Shqipëri – Lihtenshtein/ Datë 3 qershor 2024, ora 20:00

– Shqipëri – Azerbajxhan/ Datë 7 qershor 2024, ora 19:00