Alsid Tafili ka nje muaj qe ka filluar pune si trajner prane Akademise Vllaznise, nderkohe qe vetem sot eshte zyrtarizuar largimi i tij nga skuadra e Tërbunit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, skuadra pukjane ka njoftuar edhe zyrtarizimin e largimit.

Bëhet fjalë për Alsid Tafilin, i cili pas përfundimit të kontratën palët kanë vendosur për mos vazhdimin e saj. Në këto kushte klubi falenderon veteranin për kontributin e dhënë me fanelën e Tërbunit.

“Klub Futboll TËRBUNI PUKË 1936 njofton të gjithë tifozët Pukjanë se mesfushori 36 vjeçar, #AlsidTafili pas përfundimit të kontratës është larguar nga ekipi ynë ku qëndroj për dy sezone duke luajtur 48-të ndeshje dhe duke shënuar tre gola.

TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë e falenderojnë Alsidin për gjithçka çfarë ka dhënë për fanellen tonë kuqebardh dhe i urojmë suksese të mëtejshme në karriere! Gjithashtu Tafili, dëshiron të falenderojë të gjithë tifozët Pukjanë për mbështetjen e dhënë ndaj tij, duke u shprehur i lumtur dhe krenar që ka luajtur për ekipin tonë. Gjithashtu Tafili i uron ekipit tonë rikthim sa më të shpejt në kategorinë e parë.

”Dy ngjyra, një emër, TËRBUN të kam në zemër”…”, ka shkruar klubi.