Pak dite me pare fitoi titullin kampion te rradhes. Per boksierin e Vllaznise Nelson Hysa ky titull ka qene jubilar, i 20-ti me te gjitha grupmoshat dhe kesisoj i ka kaluar te gjithe rekormenet e meparshem, por ai nuk ka nder mend te ndalet.
Shkodrani i njohur 37 vjeçar nuk ka nder mend te ndalet ketu. Po stervitet intensivisht per te marre pjese ne aktivitetin e rradhes, pikerisht ne Kampionatin Boteror qe do te zhvillohet pas pak kohesh ne Beograd.
Nelson po ashtu, ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” ka bere te ditur se sa i takon aktiviteteve kombetare, nuk ka nder mend te ndalet, por do te vazhdoje te vendose rekorde te reja.
“Nuk shoh aktualisht asnje boksier te denje per te marre ne duar titullin e kampionit ne peshen super te rende dhe ne keto kushte, edhe per disa kohe do te jem i detyruar ta mbaje une”- thote me te qeshur ai.
Boksieri i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare ne intervisten e tij te sotme, ka folur per shume gjera te karrieres se tij, medalja europiane, momentet e bukura por edhe ato te veshtira, por edhe synimet per te ardhmen.
Per me shume ne lidhje me kete boksier, mund ta degjoni te plote intervisten e tij duke klikuar ne linkun e meposhtem: