Tre boksierë të kombëtares shqiptarë janë nisur sot drejt Kroacisë për të marrë pjesë në një turne të rëndësishëm ndërkombëtar që zhvillohet atje. Në përbërje të kombëtares tonë janë dy shkodranët Arjon Kajoshi e Xhol Eliazi si dhe durrsaku Gelian Rojku.

Ky do të jetë i pari aktivivitet për boksierët tanë te kombetares se te rriturve pas shumë muajsh pauze për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, megjithatë trajneri i kombëtares Zef Gjoni, në një prononcim të dhënë për “SHKODRA SPORT” shprehet optimist për një paraqitje dinjitoze të tyre në Kroaci dhe objektivi do të jetë futja në zonën e medaljeve.

“Te dielen boksieret tane te rinj morne pjese ne nje turne qe u zhvillua ne Prishtine, tashme po nisemi drejt Kroacise per nje tjeter turne te rendesishem qe zhvillohet atje e ndersa ne Shqiperi, boksi vazhdon te jete i ndaluar.

Ne turneun e Kroacise do te marrim pjese me tre boksiere dhe ndonese ehste nje turne i rendesishem ku do te marrin pjese sportiste nga shume vende te Europes, serosh boksieret tane do te tentojne te jene nder me te mirat ne peshat ku do te konkurrojne dhe do te synojne medalje”- ka thene ai.

Turneu i Zagrebit do te zhvillohet ne datat 7-11 tetor dhe Shqiperia shpreson te mos kthehet pa medalje nga TURNEUN NDËRKOMBËTAR “GRAND PRIX”./SHKODRA-SPORT.COM/