Ky sezon i volejbollit të meshkujve tek Vllaznia ka patur brenda saj shumë momente të bukura, por njëkohësisht edhe të vështira. I ftuar në emisionin “Sport Show” në TV1-Channel, ishte trajneri i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë, Artan Kalaja, teksa u shpreh se janë brenda objektivave të tyre.

Kalaja theksoi se ky sezon nuk filloi shumë mirë për ekipin e tij, por sidoqoftë tashmë ata i kanë realizuar plotësisht objektivat e tyre.

“Me të vërtetë, ishte një sezon i gjatë. Akoma, nuk ka përfunduar. Nuk filloi mirë, për shumë arsye, por fundi ishte mjaftueshëm mirë. Brenda objektivave jemi.

I kemi realizuar plotësisht objektivat tona. Tani, kemi një ndeshje me vendin e parë dhe shpresojmë të bëjmë ndeshje të bukur dhe të marrim rezultat”,-tha gjatë prononcimit të tij, trajneri i volejbollit të meshkujve tek Vllaznia, Artan Kalaja.

Maringlen ZHIVANI