Kategoria Superiore do të rikthehet në fundjavë, ku janë planifikuar të zhvillohen 5 duelet e vlefshme për javën e 17-të.
Siparin e kësaj jave do ta ngrejë dueli mes Kukësit dhe Partizanit, i cili do të luhet të shtunën në orën 13:30 në stadiumin “Kukës Arena”. Ndërkohë po ditën e shtunë, në orën 17:00 në “Niko Dovana” të Durrësit do të zhvillohet dueli mes Dinamo Sitit dhe Egnatias.

Kjo javë e 17-të do të mbyllet ditën e diel, ku luhen e 3 sfidat e tjera. Në orën 13:30, luhen paralelisht, Klasikja e futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia në “Selman Stërmasi” dhe në “Arena Egnatia” përballja Erzeni-Teuta. Siparin do ta ulë dueli në Korçë mes Skënderbeut dhe Laçit, i cili do të luhet në orën 17:00.


AXHENDA E JAVËS SË 17-TË:


E SHTUNË, 16 DHJETOR:

KUKËSI-PARTIZANI ORA 13:30

DINAMO SITI-EGNATIA ORA 17:00

E DIEL, 17 DHJETOR:

TIRANA-VLLAZNIA ORA 13:30

ERZENI-TEUTA ORA 13:30

SKËNDERBEU-LAÇI ORA 17:00