Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar. Në ngjarje aspak e hijshme u regjistrua në duelin e Grupit A të Kategorisë së Dytë, mes Shënkollit dhe Murlanit të zhvilluar në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Mësohet se ndeshja është ndërprerë rreth minutës së 40-të, për shkak se është goditur gjyqtari gjirokastrit Kristi Hoxha, nga kapiteni i Shënkollit, Anton Lleshi.

Kryesori ndëshkoi në minutën e 31-të, me karton të kuq, futbollistin Lleshi, teksa kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga ai, duke bërë që situata të dilte nga kontrolli dhe për shkak të dhunës të ushtruar ndaj gjyqtarëve, u mor vendimi që ndeshja të ndërpritej përfundimisht.

Vlen të theksohet fakti se deri në momentin e ndërprerjes, skuadra mike e Murlanit, udhëhiqte me rezultatin 0-1 falë golit të shënuar nga Igor Henrike.