Ekipi i Vllaznise eshte shpallur me i miri i kupes “Agim Tafili”. Si rrjedhoje ne perfundim te tre diteve garave, ka merituar edhe trofeun, i cili i eshte dorezuar kapitenit te ekipit Bruno Kola, nga djali i njeriut per te cilin eshte zhvilluar ky aktivitet- Alsidi si dhe kryetari i Bashkise Shkoder Benet Beci.

Padyshim qe ky eshte nje sukses per ekipin shkodran i cili pas veshtiresive te kaluara vitin e kaluar dhe me riorganizimin e bere, premton shume per te ardhmen. Diten e sotme ne fakt pritshmerite ishin me te medha per çiklistet e Vllaznise, por disa probleme fizike e teknike kane bere qe asnjeri prej tyre te mos ngjitet ne podium.

Ne vend te pare eshte renditur një çiklisti bjellorus qe perfaqeson ekipin e Tiranes, me pas Olsion Veliaj po i Tiranes dhe ne vend te trete Henri Hysa i Teutes. Ne fund te garave para Bashkise Shkoder eshte zhvilluar edhe ceremonia e nderimit te me te mireve te ketij aktiviteti ku moren pjese sportistet me te mire te Shqiperi, por edhe ekipe nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

Diplomat dhe kupat per sportistet me te mire jane shperndare nga presidenti i Federates Shqiptare te Çiklizmit Skender Anxhaku, kryetari i Bashkise Shkoder Benet Beci dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar Fidel Ylli. Te pranishem njekohesisht ne kete ceremoni kane qene edhe familjaret e ish-kampionit te madh te çiklizmit shkodran e shqiptar Agim Tafili, per te cilin eshte organizuar edhe ky trofe./www.shkodrasport.com/