Kategoria Superiore do të rikthehet në fushë ditën e shtunë, ku janë planifikuar të zhvillohen 2 duelet e vlefshme për javën e 31-të.
Tirana-Kukësi do të ngrejë siparin e kësaj jave, me sfidën që starton në orën 15:00, ndërkohë që në “Loro Boriçi” në orën 18:00, Vllaznia e Qatim Osmanit do të masë forcën me Laçin e Armando Cungut.

Paralelisht në Korçë luhet edhe dueli mes Skënderbeut dhe Teutës. Një sfidë kjo që pritet të vendosë shumë për sa i përket objektivave të të dyja skuadrave .

Kjo javë e 31-të, mbyllet ditën e diel, me 2 duelet interesante. Në orën 15:00, në Rrogozhinë, Egnatia pret Partizanit, ndërkohë dueli Dinamo-Erzeni që starton në orën 18:00, ul siparin e kësaj jave.

AXHENDA E PLOTË:

E shtunë, 13 prill

Tirana-Kukësi ora 15:00

Vllaznia-Laçi ora 18:00

Skënderbeu-Teuta ora 18:00

E diel, 14 prill

Egnatia-Partizani ora 15:00

Dinamo-Erzeni ora 18:00