Sherif Kallaku është largimi i radhës nga Teuta. Fantazisti do të vazhdojë karrierën në Rumani, te skuadra e Sepsi.
Kjo është bërë e ditur në emisionin “Skaner” në MCN TV, nga moderatori Gerti Çarçani.
Gjithçka është mbyllur dhe Kallaku do të largohet nga Superiorja, për të vazhduar karrierën në Rumani.
Kallaku ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm te Teuta në sezonin e fundit, ku me paraqitjet e treguara, u kthye në një titullar të padiskutueshëm për trajnerin Martini.