Teuta mposhti të mërkurën në shtëpi Partizanin me rezultatin 1-0. Sfida në Durrës pati shumë polemika, kartonë të kuq e penallti, teksa të kuqtë pretendojnë se ishte arbitri Ferataj ai që vendosi ndeshjen.
Në lidhje me vendimet e gjyqtarit reagoi edhe zv/ kryeministri i Shqipërisë, që theksoi se tashmë është rikthyer sërish “sistemi” që përcakon rezultatet e takimeve.
Mirëpo, ka ardhur edhe një reagim nga mesfushori i Teutës, Sherif Kallaku, goli i të cilit i dha fitoren durrsakëve. Një nga talentet më të mëdhenj të Superiores me anë të Instagram ka theksuar se vendi i tij në këto kohë ka kaluar një situatë të vështirë dhe në fushë nuk kanë qenë të qetë.
Kallaku shprehet se në çdo pasim apo goditje topi mendja ka qenë te tërmeti i 26 nëntorit, por kur shikon reagimet e zv/kryeministrit të tij i cili pretendon se Partizanit po i bëhet padrejtësi, atëherë ndjen dyfish dhimbje për të gjithë shqiptarët. /VipSport/