Java e peste e kampionatit 5×5 organizuar nga Zyra Rajonale e FSHF-se ne Shkoder, per fat te keq ka dhuruar edhe shfaqje aspak te denja per nje ndeshje futbolli, misioni i se ciles mbi te gjitha duhet te jete fair- play.
Ka ndodhur pikerisht ne ndeshjen MFC Panthers- Manchester United kur per nje vendim te arbitrit ka nisur nje sherr mes futbollisteve te te dy ekipeve, çka ka bere qe ajo te nderpritet para perfundimit te saj.
Ne ate moment rezultati ka qene 4-3 ne favor te Manchester United. Ende nuk eshte e qarte nese kjo ndeshje do te kaloje ne Disipline apo do te nise serish ne ate minute qe eshte nderprere.
Ne ndeshjet e tjera nuk kane munguar edhe surprizat. Me e madhe natyrisht qe ka qene humbja e thelle 1-9 e skuadres se vendit te dyte, Don Bosko ndaj ekipit Shqiponjat.
Nga ana tjeter, ekipi kryesues, ai i Air Albania ka marre edhe fitoren e peste ne kampionat duke mundur kete here ekipin Olimpik 1 Maji me rezultatin 10-7. Ne ndeshjen tjeter nderkohe, “Guri i Zi” ka mundur “Vllaznimin” 3-2.
Megjithate ajo qe mbetet eshte sherri i madh ne njeren nga ndeshjet e kesaj jave, qe ia ka prishur bukurine ketij kampionati qe nisi shume bukur dhe mori nje vemendje te madhe si te sportdashesve por edhe te mediave./SHKODRA-SPORT.COM/