✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”
Ekipi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme, këtë herë ndaj ekipit të veteranëve të Vllaznisë dhe si rrjedhojë kryesojnë sërish renditjen edhe pas javës së pestë të kampionatit. Ndeshja në mes këtyre dy ekipeve është luajtur pasditen e sotme në kompleksin sportiv “Zmijani” dhe është fituar nga universitarët me rezultatin 6-4.
Në fakt kjo përballje ka nisur më mirë për veteranët e Vllaznisë që shënojnë të parët me anë të Valmir Kurtit, por reagon ekipi i Universitetit që barazon me Erion Mandin. Megjithatë Kurti do të shënonte edhe dy herë të tjera duke i çuar shifrat në 3-1. Gjithsesi kjo nuk mjafton sepse Andi Çekaj dhe Zamir Lumanaj me golat e tyre do të bënin që pjesa e parë të mbyllej në shifrat e barabarta 3-3.
Në fillimin e së dytës, ekipi i Universitetit do të kalonte për herë të parë në avantazh me golin e Lumanajt, por Kurti do të barazonte teksa do të shënonte golin e katërt personal të tij. U duk se takimi do të kishte rivalitet deri në fudn, por freskia fizike e lojtarëve të Universitetit do të ishte vendimtare.
Ato do të shënonin edhe dy gola të tjerë me anë të Çekajt dhe Mandit duke e fituar në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin 6-4. Me këtë fitore, ky ekip ngjitet në kuotën e 12 pikëve dhe për momentin kryeson i vetëm renditjen e kampionatit 5×5 Masters që po organizohet nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër, me partner Shoqatën “Pro Sport”.


